Studentët e Shqipërisë nuk ndalen, edhe sot në protestë

Studentët protestuan sërish sot për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Ata u mblodhën pranë fakulteteve të tyre dhe më pas do të marshuan drejt Kryeministrisë, transmeton TCH.

Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë.

Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjerë të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin. ndërsa i bëjnë thirrje që edhe universitetet e rretheve t’i bashkohen protestës së tyre në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button