WP: Senati do të publikojë raport për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje

Senati i Shteteve të Bashkuara do të publikojë këtë javë një raport, që do të dokumentojë një fushatë të gjerë dezinformuese të Rusisë, që ka pasur për synim të ndihmojë zgjedhjen e Donald Trumpit president, më 2016, raporton gazeta Washington Post, transmeton REL. 

Gazeta citon detaje nga draft-raporti që është përgatitur për Komitetin e Inteligjencës të Senatit nga grupet kërkimore.

Thuhet se ky është studimi i parë i miliona postimeve në mediat sociale që i është siguruar Senatit nga Projekti i Propagandës Kompjuterike i Universitetit të Oksfordit dhe kompania për analizimin e mediave sociale, Graphika.

Sipas gazetës Washington Post, raporti ofron detaje për përpjekjet e Agjencisë ruse të Kërkimeve në Internet për të forcuar fushatën zgjedhore të Trumpit më 2016 dhe për të shkaktuar ndarje te votuesit amerikanë me mesazhe të diskutueshme.

“Ajo që shihet qartë është se të gjitha mesazhet synonin të ndihmonin Partinë Republikane dhe në mënyrë të veçantë Donald Trumpin”, citon gazeta Washington Post draft-raportin.

Presidenti Trump e ka mohuar vazhdimisht se Rusia e ka ndihmuar fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2016, ndërsa hetimet e kësaj çështjeje i ka cilësuar si “gjueti shtrigash”.

Edhe Rusia e ka mohuar përfshirjen në zgjedhjet në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button