Tensione në BE, Haradinaj nuk e tërheq vendimin për taksën

Takimi në Bruksel u përcoll me përplasje mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, shkruan Lajmi.net.

Kryeministri Haradinaj nuk ka lëshuar pe për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kjo ishte edhe arsyeja e anulimit të konferencës për media të kryeministrit Ramush Haradinaj me zyrtarët e lartë të BE-së, shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionerin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se janë pajtuar që konferenca të mos mbahej, për shkak se siç thotë ai, dallimet janë të mëdha.

“U morëm vesh që të mos mbahet konferenca për shkak se dallimet janë të mëdha, taksa mbetet në fuqi”, ka thënë Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button