Një i akuzuar për “27 Prillin” thotë se ka çrregullim psikik

Vllatko Trajkovski, i akuzuar për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, i cili përpara disa seancave dha dëshmi në një deklaratë 4 orëshe, sot Gjykatës i ka dorëzuar ekspertizë psikiatrike, sipas të cilës, sipas mbrojtjes së tij, e njëjta tregon se ai ka çrregullim psikik, njofton Portalb.mk.

I akuzuari ka bërë ekspertizë neuro-psikiatrike me të cilën do të mbrohet përpara Gjykatës për atë se çfarë ka ndodhur më 27 prill.

Prokurorja Ivana Trajçeva tha se ekspertiza bëhet me urdhër të Gjykatës ose Prokurorisë, ndërkaq ekspertiza që i akuzuari e ka dorëzuar në Gjykatë nuk është bërë në atë mënyrë dhe nuk mundet që të merret si dëshmi.

Sipas dokumentit, i akuzuari çrregullimin psikik e ka që nga viti 2001.

I akuzuari Trajkovski është njëri prej të akuzuarve që ka pasur mbrojtje më të gjatë, gjegjësisht 4 orë. 3 orë ka folur për ndodhi të tjera, ndërkaq në fund ka folur për 27 prillit, për të cilën iu deshëm 1 orë.

Gjykata duhet të deklarohet për dëshmitë shtesë të të akuzuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button