Shqipëri, ka nisur themelimi i lëvizjes studentore – do të shndërrohet në parti politike

Duket se protestat e fundit të studentëve në vendin tanimë kanë marrë një drejtim tjetër, shkruan Dritare.net.

Nga burime konfidenciale mëson se mbrëmjen e sotme ka nisur themelimi i një lëvizje studentore, që pritet të shndërrohet shumë shpejt si parti politike, me çka është siguruara edhe mini-manifesti i kësaj partie e cila do të mbajë emrin “Lëvizja për Shqipërinë”.

Gjithashtu mësohet se ditën e sotme pritet që të mësohen edhe ideatorët dhe drejtuesit e kësaj partie.

Më poshtë manifesti i siguruar:

“Liria është një e drejtë e panegociueshme, as as nuk mund të shitet as nuk mund të blihet nga asnjë person.  Askush nuk mund të vendosë të shtyp një popull, nuk mund ta nënshtrojë atë, dhe askush nuk mund të vendosë individualisht për fatin e popullit.
Të vetëdijshëm se Shqipëria po kalon kohë të vështira, dhe sot gjendet në një udhëkryq të madh.
Të bindur, se shqiptarët meritojnë një qeverisje të denjë  e cila punon për popullin.
Të bindur se vlerat Evropiane, janë vlera që duhet implementuar sa më shpejtë në shoqërinë shqiptare.
Të vendosur, për ta çuar Shqipërinë përpara drejt vendeve të zhvilluara dhe të ecim përkrah vendeve evropiane.
Të vendosur, që përfaqësuesit e popullit shqiptar të jenë persona të pastër, pa asnjë të shkuar kriminale.
Të bidur se LIRIA është ajo që i duhet më shum popujve, sot vendosim krijimin e Lëvizjes për Shqipërinë.
Lëvizja për Shqipërinë, themelohet nga kërkesat e gjëra të popullit shqiptar për ndryshim.
LPSH. Themelohet pasi Populli shqiptar prej vitesh nuk ka një alternativë politike për udhëheqje.
LPSH themelohet me frymën e pastër të studentëve, që prej ditësh luftojnë për të drejtat e tyre të mohura, dhe po hasen në arrogancën e thellë të pushtetit.
LPSH themelohet në një kohë kur Shqipëria, më shumë se kurrë ka nevojë që të rinj të arsimuar dhe me ide perëndimore të vijnë në krye të shtetit.
LPSH zotohet se do të jetë në krah të popullit shqiptar, dhe bashkë me popullin të nisin një rrugë të gjatë e të vështirë të transformimit të vendit për dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button