Ujq që, në plotë kuptimin e fjalës, shkojnë “për gjueti të peshkut” (VIDEO)

Një ekip biologësh në shtetin amerikan Minesota kanë incizuar ujq, të cilët kërcejnë në ujë dhe gjuajnë peshq në një përrua.

Incizimet e para të ujqve janë publikuar së fundmi në Facebook faqen e Parkut Kombëtar Vojaxher dhe janë rezultat i një projekti shumëvjeçar që përfshin monitorimin lëvizjet e ujqve me qafore me GPS, transmeton Portalb.mk.

Zbulimi i ekipit, i udhëhequr nga doktoranti Thomas Gable, është publikuar në një punim në revistën shkencore Mammalian Biology (“Biologjia e gjitarëve”) .

Ata kanë vënë re se një nga kopetë në parkun kombëtar ka kaluar shumë kohë përgjatë një përroi. Duke e hulumtuar lokacionin, ata kanë vënë re se ujqit gjatë natës kanë qëndruar në breg dhe herë pas here janë hedhur në ujë, pasi dëgjonin tingujt e spërkatjes në ujë. Pasi kishin vendosur kamera për incizim natën kanë konstatuar se ujqit sipas tingujve e zbulojnë praninë e peshkut, që i gjuajnë e pastaj i hanë në breg.

“Mund të shihni se si ujqit papritmas kërcejnë në ujë disa herë pasi të dëgjojnë tinguj në ujë – ata kanë mësuar se tingulli ndërlidhet me peshqit dhe e dinë se ajo do të thotë ushqim,” – tha studiuesi Tom Gablepër Nju Jork Tajms (New York Times) më 14 dhjetor.

Ujqërit zakonisht ndërlidhen me gjueti të kafshëve tokësore, ndërsa deri më tani shumë rrallë janë vërejtur se gjuajnë peshq në zonat bregdetare. Raste të tilla kanë ndodhur në Alaska dhe në British Columbia në Kanada, në periudhat kur salmoni i hedh vezët.


Sipas këtij punimi shkencor, ujqit e Parkut Kombëtar Vojxher në Minesota gjuajnë peshq të ujërave të ëmbla si mlyshi dhe pastruesi i bardhë. Hulumtimi i njëjtë zbuloi se ky grup i ujqve, në mungesë të preve të rëndomtë si drerët, hanë boronica dhe gjuajnë kastorë.

Profesor Xhozef Bamp nga Universiteti i Minesotës, specialist për hulumtim të botës së egër, ka thënë se kjo sjellje e re nuk është për t’u befasuar krejtësisht , pasi ujqit janë jashtëzakonisht të adaptueshëm në aspekt të kërkimit të ushqimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button