Katër persona humbën jetën pas përplasjes së helikopterit në Porto

Një helikopter mjekësor është përplasur në një zonë malore afër Portos në Portugali, duke lënë të vdekur dy pilotë, një doktor dhe një motër medicinale, njoftojnë autoritetet.

Një operacion kërkim-shpëtimi nisi të shtunën pasdite kur helikopteri u zhduk pasi kishte zbritur në Porto për të lënë një pacient që kishte problem me zemër, transmeton REL.

Autoritetet shtuan se rreth orës 1:30 të mëngjesit u gjetën trupat e pajetë të viktimave.

Helikopteri ishte duke u kthyer në bazë kur u përplas si pasojë e motit të ligë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button