Britani, May kritikoi ashpër ish-kryeministrin Blair

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka kritikuar ashpër ish-kryeministrin britanik Tony Blair për fushatën që po udhëheq lidhur me mbajtjen e një referendumi të ri për mbetjen e vendit në Bashkimin Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

May argumenton se në interes të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, lufton ashpër për të arritur një marrëveshje për daljen e vendit të saj nga BE-ja.

“Megjithatë, shumë njerëz duan ta sabotojnë këtë proces për shkak të interesave të tyre politike. Shkuarja e Tony Blair në Bruksel dhe thirrjet për një referendum të dytë janë sabotim të bisedimeve tona dhe fyerje për popullin britanik dhe funksionin që dikur ushtronte Blair”, tha May.

Megjithëse, kryeministrja May kategorikisht kundërshton idenë e mbajtjes së një referendumi të ri në Britani, mediat britanike sot raportojnë se ndihmësi i saj David Lidington ka mbajtur një sërë takimesh me grupe që mbështesin rimbajtjen e referendumit për Brexit-in.

Ish-kryeministri britanik Blair të premten deklaroi se askush nuk është i kënaqur me marrëveshjen që ka arritur kryeministrja May me krerët e BE-së.

“Mendoj se është logjike që njerëzit të pyeten përsëri dhe të përcaktojnë drejtimin e lëvizjes për të ardhmen”, tha Blair.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button