Këshilltari për Siguri i Amerikës thirrje Kosovës dhe Serbisë: Marrëveshje sa më parë

Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë marrëveshje sa më parë.

Ai këtë e ka bërë pas takimit që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar, njofton Klan Kosova.

“Si aleat në NATO kemi diskutuar për interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Evropë si dhe nevojën e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë e cila duhet të arrihet sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Bolton pëmes Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button