Deri në 500 euro dënim për përdorimin e fishekzjarrëve

Dyqind deri në pesëqind euro do të ju kushtojë qytetarëve përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike.

Ministria e punëve të brendshme sot apeloi deri te qytetarët që të zbatojnë dhe respektojnë ligjet dhe të bashkëpunojnë me policinë nëse vërejnë persona që shesin produkte piroteknike dhe të lajmërohen dhe të paraqesin rastet në numrin 192.

“Përdorimi i paautorizuar i fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike, me të cilat prishet rendi, qetësia dhe siguria e qytetarëve, dënohet me vlerë prej 200 deri në 500 euro”, thonë nga MPB.

Apelohet veçanërisht ndaj minoreneve që të mos përdorin fishekzjarrë pasi që ato janë të rrezikshme për shëndetin.

Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i dënuar me Ligjin për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për mbrojtje nga materie eksplozive dhe Kodit penal të Republikës së Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button