Inspektorët e DAP hetojnë sa ka paguar tatim Kisha Ortodokse Maqedonase viteve të fundit

Inspektorët e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) po bëjnë verifikimin dhe vlerësimin e gjendjes në Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM) lidhur me tatimet, konfirmojnë nga DAP.

Deri më tani nuk zbulohen detaje të tjera lidhur me procedurën dhe gjetjen e mangësive, pasi që sipas tyre këto të dhëna janë “sekret tatimor”, shkruan Mkd.mk, përcjell Portalb.mk.

“Secili informacion shtesë në këtë moment do të ishte shkelje e ligjit për sekret tatimor”, thonë nga DAP. Deri më tani thonë që ata nuk janë subjekt i kontrolleve të tilla. KOM është e regjistruar në Regjistrin qendror si organizatë jofitimprurëse dhe vite me radhë nuk paraqet lotarinë përfundimtare.

Në skandalin e publikuar kohë më parë lidhur me parkingun te hoteli Holiday Inn dhe planin për ndërtimin e  dy objekteve gjashtëkatëshe.

Sipas të dhënave të deritanishme, del që KOM nëpërmjet firmës “Rigjenerator” (Obnoviteli) hyn në biznesin ndërtimor me investitor privat. Kjo firmë është formuar në  2010 dhe ka fituar planin për hapësirën para Holiday Inn me vlerë prej 2,4 milion euro.

Firmat e Zoran Antiq është një nga pronarët e kësaj kompanie dhe të “MG Feshn” janë pronarët e hapësirës 9000 metra katrorë, të shitur nga shteti, ku metri katror kushtonte 312 euro.

Drejtues i kësaj firme është Viçko Goçevski, prift dhe teolog i diplomuar nga Kadino. Firma është themeluar me shtatë mijë euro, kurse sot ka pronësi me vlerë mvi dy milion euro në patundshmëri.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button