Kushtet në shkolla: Edhe pse shkelet ligji, Komuna nuk do të kërkojë ndërtim shtesë të shkollës “Penko”

Shkolla fillore “Petar Zdravkovski – Penko” në komunën e Butelit, e cila ka numër të madh të nxënësve dhe mungesë të hapësirave, ka bërë shkelje të ligjit gjatë regjistrimit të nxënësve, e pranon vetë Komuna e Butelit. Nga kjo komunë thonë se gjatë regjistrimit janë pranuar edhe nxënës të cilët nuk jetojnë në komunën në fjalë.

“Gjendja aktuale me numrin e nxënësve në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko” është rezultat i mos-zbatimit të ligjit, komunal dhe të brendshë gjatë regjistrimit të nxënësve. Kjo do të thotë që në atë shkollë ka nxënës të territorit të Çairit dhe të disa vendbanimeve tjera të Butelit”, thonë nga kjo komunë për Portalb.mk.

Ata zotohen se ky problem nuk do të ekzistojë më pasi që premtojnë që vitin e ardhshëm do të zbatohet ligji për regjistrim, mirëpo nuk sqarojnë se çfarë do të ndodh me situatën aktuale të paraleleve të klasave të para që mësojnë në çerdhe, si dhe paraleles e cila ka mbi 34 nxënës.

“Gjatë vitit të ardhshëm ky problem nuk do të ekzistojë sepse rreptësisht do të zbatohet ligji gjatë regjistrimit të nxënësve dhe nuk do të regjistrohen nxënës që vinë nga komunat tjera, siç është Çairi dhe Saraji”, thonë nga kjo komunë.

Me këtë përgjigje komuna le në dijeni se nuk do të kërkohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të shtohet ky objekt, edhe pse drejtori i shkollës, Enis Memeti tha për Portalb.mk kohë më parë që ka biseduar me ministrin si dhe komunën dhe i është premtuar që gjatë vitit 2019 ky objekt do të shtohet dhe do të zgjidhet problemi i hapësirës.

Nga MASH kohë më parë konfirmuan se janë në dijeni për këtë situatë dhe se ministri Arbër Ademi është takuar me drejtorin e shkollës, mirëpo nuk mund të procedohet në shtimin e objektit pa bërë kërkesë komuna, pasi që shkollat fillore janë nën ingerenca komunale.

Ndryshe shkolla fillore Petar Zdravkovski Penko në komunën e Butelit ballafaqohet me numër të madh të nxënësve. Në këtë shkollë ka mungesë të hapësirave dhe nevojitet zgjerim i saj apo shkollë e re. Në këtë shkollë mësojnë 1654 nxënës, të ndarë në 65 paralele në tre gjuhë, në shqip, maqedonisht dhe turqisht. Disa nga paralelet shqiptare janë të stërmbushura, madje edhe me 37 nxënës dhe kjo është në kundërshtim me rregulloren.

Ndërkaq sipas ligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, numri minimal i nxënësve në një paralele është 24 dhe maksimal 34, mirëpo paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël nëse plotësohen kushtet.

Prindërit kërkojnë:

MASH të ndajë paralelen e cila tejkalon numrin e nxënësve të parashikuar me ligj

Drejtoria e shkollës të zbatojë ligjin dhe të mos tejkalon numrin e nxënësve gjatë regjistrimit

Të shtohet hapësira e objektit sipas nevojës 

Çdo prind që ka ankesa për ndonjë parregullsi në shkollat fillore të Maqedonisë, mund të paraqet rastin te këto sektorë dhe persona përgjegjës në Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës :

  1. Sektori për arsimin fillor

Sektori për arsim fillor përfshin dy njësi dhe atë:

-Njësia për arsim fillor

-Njësia për financimin e arsimit fillor dhe zhvillimin e karrierës

Udhëheqëse sektori:

Elena Ivanovska +389 2 3117 896 [email protected]

  1. Sektori për standarde të nxënësve dhe studentëve

Në këtë sektor ka dy njësi:

-Njësia për standard të nxënësve dhe

-Njësia për standard të studentëve

Përgjegjësit e këtyre sektorëve janë:

Qenan Sali +389 2 3117 896 [email protected]

dhe

Xhemile Idrizi  +389 2 3117 896 [email protected]

 

LEXO:Kushtet në shkolla: Paralelet në ‘Penko’ të stërmbushura me nxënës

LEXO:Kushtet në shkolla: Katër paralele të klasës së parë të shkollës ‘Penko’ mësojnë në çerdhe

LEXO: Kushtet në Shkolla: Komuna e Butelit hesht për problemin në shkollën ‘Penko’

LEXO: Kushtet në shkolla: Ministria e hedh fajin te Inspektorati, ata sanksionojnë stërmbushjen me nxënës

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button