Hekurudhat e Kosovës do të mbikëqyren nga kompania amerikane

“Hill International”, lideri botëror në menaxhimin e rrezikut të ndërtimit, ka njoftuar se është zgjedhur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për të siguruar, si lidere e një ndërmarrjeje të përbashkët, shërbimet e mbikëqyrjes për përmirësimin e linjës hekurudhore Fushë Kosovë – Han i Elezit.

Projekti pritet të përmirësojë lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe rrjetit më të gjerë evropian përmes korridorit X, që lidh Fushë Kosovën me kufirin me Maqedoninë.

Kontrata aktuale i referohet fazës së parë, nga tri të tilla që financohen nga BERZHI dhe Korniza së Bashkimit Evropian për Investime në Ballkanin Perëndimor, që do të zgjasë 48 muaj dhe përfshin rregullimin e përmirësimin e 64 kilometrave hekurudhë për t’iu përshtatur standardeve të Evropës për shpejtësi deri 120 kilometra për orë, për dallim nga ajo aktuale që është 40-60 km/orë, shkruan “euroinvestor”, transmeton Koha.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button