Limaj: Kosova nesër ndërton një shtyllë të re të shtetësisë

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur takim përmbyllës me anëtarët e degës së saj në Prishtinë, ku kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj tha se nesër është një ditë historike, pasi Kuvendi i Kosovës do të votojë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila komandant të saj të parë e ka Adem Jasharin, transmeton Koha.net.

një moment i veçantë, që një moment i tillë historik, Kosova përfundimisht po e ndërton një shtyllë të saj të shtetësisë, siç është ushtria. Të kthehemi mbrapa dhe të kujtojmë të gjitha ata burra dhe gra, të cilët që kanë bërë të mundur lirinë e Kosovës, të gjithë ata burra e gra që kanë bërë të mundur të bëjmë një ëndërr realitet, nesër do ta kenë realitet ushtrinë e tyre. Nuk ka privilegj më të madh, dhe një ushtri nuk mund të jetë më e nderuar, pasi rrallë ndodh të ketë një privilegj një ushtri e krijuar, siç po krijohet nesër kjo e jona, e në themelet e saj dhe në bazën e saj, e që do të jetojë përjetësisht, rekrutet që do të vinë, do ta kujtojnë me respekt gjeneratë pas gjenerate, se komandanti i kësaj ushtrie ka qenë Adem Jashari”, tha Limaj.

Limaj gjithashtu se sot Kosova nuk është një shprehje gjeografike, siç ishte dje, por një shtet i qytetarëve të saj, dhe qytetarët duhet të vendosin çka do të bëjnë me shtetin tonë. Ai ftoi të rinjtë dhe intelektualët, që t’i bashkojnë forcat dhe energjitë pozitive, në ndërtimin e shtetit.

“Ju të rinj, vendi juaj ka nevojë për ju, ne kemi nevojë për ju, për energjitë e juaja, për profesionalizimin e juaj, eksperiencën e juaj, vendi ka nevojë për të gjithë ne. Kosova sot, më shumë se kurrë, të bashkimit të energjive pozitive, për ta quar edhe një hap më tutje shtetin tonë”, tha Limaj.

Edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është kthyer sonte nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa nesër do të hapë seancën plenare për votimin e ligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Veseli gjatë vizitës në SHBA ka marrë përkrahjen e plotë për formimin e Ushtrisë së Kosovës si dhe për ndihma konkrete për ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Veseli ka pasur takime të rëndësishme në Pentagon, në Washington, New York dhe ka qëndruar në Shtetin e Iowa ku ka parë nga afër pajisjet ushtarake të cilat do ti ketë Ushtria e Kosovës.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button