Komuna e Tetovës ia ka rrënuar shtëpizat ilegale shtetasit kroat në Shipkovicë (FOTO)
Portalb.mk mëson se Inspektorati i Komunës së Tetovës ka vepruar sipas vendimit të Komisionit shtetëror të shkallës së dytë për mbikëqyrjen e inspektimit dhe procedurës për kundërvajtje, duke ia prishur kështu shtëpizat shtetasit kroat në fshatin Shipkovicë në malësinë e Tetovës.
Edhe pse Komuna e Tetovës ende nuk e ka konfirmuar këtë informatë, redaksia jonë ju sjell fotografi nga akti i prishjes.
Ndryshe, vendimi erdhi pasi që edhe Inspektorati komunal dhe Komisioni shtetëror vendosën se shtetasi kroat ka ndërtuar shtëpizat pretekstin se janë stane.
Pronari i staneve mbetet i pakapshëm për koment.
Para dy javëve, drejtori i Kullotave të Maqedonisë, Lulzim Fejzullahu për Portalb.mk tha se vendimi për ndërtimin e staneve i është dhënë fillimisht, por i është shfuqizuar pas reagimit të banorëve dhe i kanë dorëzuar dokumentacionet te Komuna për rrëzimin e të njëjtave.
LEXO: Komuna e Tetovës duhet t’i rrënojë shtëpizat turistike të ndërtuara në fshatin Shipkovicë