Komuna e Tetovës ia ka rrënuar shtëpizat ilegale shtetasit kroat në Shipkovicë (FOTO)

Portalb.mk mëson se Inspektorati i Komunës së Tetovës ka vepruar sipas vendimit të Komisionit shtetëror të shkallës së dytë për mbikëqyrjen e inspektimit dhe procedurës për kundërvajtje, duke ia prishur kështu shtëpizat shtetasit kroat në fshatin Shipkovicë në malësinë e Tetovës.

Edhe pse Komuna e Tetovës ende nuk e ka konfirmuar këtë informatë, redaksia jonë ju sjell fotografi nga akti i prishjes.

Ndryshe, vendimi erdhi pasi që edhe Inspektorati komunal dhe Komisioni shtetëror vendosën se shtetasi kroat ka ndërtuar shtëpizat pretekstin se janë stane.

Pronari i staneve mbetet i pakapshëm për koment.

Para dy javëve, drejtori i Kullotave të Maqedonisë, Lulzim Fejzullahu për Portalb.mk tha se vendimi për ndërtimin e staneve i është dhënë fillimisht, por i është shfuqizuar pas reagimit të banorëve dhe i kanë dorëzuar dokumentacionet te Komuna për rrëzimin e të njëjtave.

LEXO: Komuna e Tetovës duhet t’i rrënojë shtëpizat turistike të ndërtuara në fshatin Shipkovicë

Shtëpiza e rrënuar ilegale në bjeshkët e Shipkovicës
Shtëpiza e rrënuar ilegale në bjeshkët e Shipkovicës
Duke e rrënuar shtëpizën ilegale në bjeshkët e Shipkovicës
Duke e rrënuar shtëpizën ilegale në bjeshkët e Shipkovicës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button