Ndryshimet kushtetuese, amendamenti 34 dhe 36 pësuan ndryshime

Në tekstin final të ndryshimeve kushtetuese që Qeveria e Maqedonisë dje i dorëzoi në Kuvendin e Maqedonisë, ndryshime kanë pësuar draft-amendamenti XXXIV dhe XXXVI. Kërkesa për t’u larguar 20 përqindëshi nuk është në tekstin final, por sipas asaj që deklaroi zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski mund të përfshihet në periudhën e diskutimeve në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Ajo çfarë ndryshohet është teksti final i amendamenti XXXIV-të. Në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë, fshihet fjala ‘që jetojnë në kufijtë e saj’, kjo është e re. Vendimet e KAÇKM-së në Preambulë zëvendësohen me fjalët ‘vendimet juridike që janë sjellë në mbledhjen e parë të KAÇKM-së për popullin maqedonas, për mbajtjen e seancës së KAÇKM-së.

Teksti i amendamentit të XXXVI-të thotë: “Republika i mbron, garanton dhe kujdes, veçoritë, trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas. Republika i mbron dhe kujdeset për të drejtat e shtetasve të saj që jetojnë dhe qëndrojnë në mërgatë” dhe “Republika kujdeset për diasporën e popullit maqedonas dhe të komuniteteve tjera dhe kujdeset dhe i avancon lidhjet me atdheun”.

I pyetur se pse në tekstin final të draft amendamenteve që janë dorëzuar në Kuvend nuk është edhe kërkesa e opozitës shqiptare që të largohet 20 përqindëshi nga Kushtetuta e Maqedonisë, zëdhënësi Boshnjakovski nuk përjashtoi mundësinë që ajo të bëhet pjesë në periudhën që vijon, në debatin në Kuvendin e Maqedonisë.

“Në ndryshimet janë përfshirë edhe një pjesë e sugjerimeve që janë dhënë nga opozita shqiptare. Këto janë ndryshimet, dhe që janë dorëzuar në Kuvend. Kështu që procesi vazhdon më tej, në formën që është paraparë sipas Kushtetutës dhe ligjeve”, tha Boshnjakovski.

Bëhet fjalë vetëm për pjesën e amendamentit XXXVI , ku është shtuar edhe fjala ” dhe të komuniteteve tjera”.

Qeveria ka harxhuar 160 mijë denarë për eskpertët e angazhuar në debatin publik

Tetë ekspertët e konsultuar nga Qeveria e Maqedonisë për debatin publik të ndryshimeve kushtetuese, kanë kushtuar 160 mijë denarë, njoftoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski gjatë përgjigjes në pyetjen: “Se a është e vërtetë se ekspertët janë paguar nga 20 mijë denarë?”.

“Po, Qeveria ka siguruar honorar për ekspertët që kanë marrë pjesë në kuadër të debateve të ndryshimeve kushtetuese të cilët kanë prezantuar punim shkencor. Vlera e atij honorari është 20 mijë denarë. Në tre debatet e parë kemi pasur nga dy ekspertë, në dy debatet e dyta kemi pasur nga një ekspert”, tha Boshnjakovski.

Para debatit publik, amendamentet ishin siç vijojnë më poshtë:

Amendamentin XXXII – parasheh që: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedonia” të zëvendësohet me fjalën “Maqedonia Veriore”, përveç në Nenin 36.

Amendamentin XXXIV – parasheh që: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e ASNOM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të ASNOM deri te populli Maqedonas për mbajtjen e seancës së parë të ASNOM”, pas fjalës “viti” shtohen edhe fjalët “dhe Marrëveshja e Kornizë e Ohrit”, kurse fshihen fjalët “vendosën të”.

Amendamentin XXXV – parasheh që: 1. Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politika të shteteve fqinje, dhe 2. Me pikën 1 të këtij amendamenti plotësohet Neni 3.

Amendamentin XXXVI – parasheh që: 1. Republika e mbron, garanton dhe kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.
2. Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgim dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun.
3. Republika kujdeset për pjesëtarët e kombit maqedonas të cilët jetojnë në mërgatë.
4. Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e brendshme të tyre.
5. Me këtë amendament zëvendësohet Neni 49 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Amendamentet do të votohen më 15 janar, dhe për miratimin e tyre duhet vota “për” e 80 deputetëve, të cilat ende nuk dihet se a janë siguruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button