Ndërmjetësi Nimic: OKB është e gatshme t’i ndihmojë Maqedonisë dhe Greqisë

Jemi të gatshëm që të jemi në ndihmë në procesin e realizimit të Marrëveshjes së Prepsës, ka deklaruar ndërmjetësi i çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic pas takimit me zëvendës-ministrin për Punë të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugallos, transmeton Portalb.mk.

“Marrëveshja e Prespës është një hap shumë i rëndësishëm në rajon, dhe për raportet ndërmjet dy shteteve. Si përfaqësues i Kombeve të Bashkuara jemi të gatshëm të jemi në ndihmë, ashtu siç do të zhvillohet procesi”, tha Nimic, njofton “DW” në gjuhën maqedonase.

Megjithëse ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me palën maqedonase dhe greke, ndërmjetësi Nimic ka refuzuar të komentojë për zhvillimet e fundit politike ndërmjet këtyre dy shteteve.

Realizimi i Marrëveshjes së Prespës është në fazën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat përfshijnë miratimin e katër draft – amendamentet të cilat sot Qeveria e Maqedonisë i dorëzoi në Kuvendin e Maqedonisë, për votimin e dytë, që duhet të ndodh më 15 janar të 2019-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button