Maqedoni, Qeveria i ka dorëzuar draft-amendamentet kushtetuese në Kuvend

Qeveria e ka miratuar tekstin final të draft amendamenteve të Kushtetutës së Maqedonisë të cilat pesë ditët paraprake ishin në debat publik, transmeton Portalb.mk.

Draft amendamentet kushtetuese janë ato siç kanë qenë të aprovuara në seancën plenare të 4 dhjetorit.

LEXO: Debati në Shtip, ndryshimet kushtetuese në Maqedoni të arsyeshme
LEXO: Kërkesa që të largohet 20 përqindëshi, Osmani: E dëmshme për momentin
LEXO: Ndryshimet kushtetuese, nga Qeveria shqyrtohet mundësia e ndryshimit të Nenit 49

Amendamentet që ianë miratuar në Kuvendin e Maqedonisë janë:

Amendamentin XXXII – parasheh që: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedonia” të zëvendësohet me fjalën “Maqedonia Veriore”, përveç në Nenin 36.

Amendamentin XXXIV – parasheh që: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e ASNOM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të ASNOM deri te populli Maqedonas për mbajtjen e seancës së parë të ASNOM”, pas fjalës “viti” shtohen edhe fjalët “dhe Marrëveshja e Kornizë e Ohrit”, kurse fshihen fjalët “vendosën të”.

Amendamentin XXXV – parasheh që: 1. Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politika të shteteve fqinje, dhe 2. Me pikën 1 të këtij amendamenti plotësohet Neni 3.

Amendamentin XXXVI – parasheh që: 1. Republika e mbron, garanton dhe kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.
2. Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgim dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun.
3. Republika kujdeset për pjesëtarët e kombit maqedonas të cilët jetojnë në mërgatë.
4. Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e brendshme të tyre.
5. Me këtë amendament zëvendësohet Neni 49 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Amendamentet do të votohen më 15 janar, dhe për miratimin e tyre duhet vota “për” e 80 deputetëve, të cilat ende nuk dihet se a janë siguruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button