Qeveria do ta pastrojë mbetjen toksike në OHIS me mbështetje financiare nga të huajt

Ministrat në seancën e djeshme qeveritare e kanë pranuar informatën për nënshkrimin e Memorandumit mes Qeverisë së Maqedonisë, Zyrës për Shërbime të Projekteve të Kombeve të Bashkuara (UNOPS) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë e përfaqësuar nga Ambasada e Norvegjisë për Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi, për realizimin e përbashkët të projektit për pastrim të hapësirave të oborrit të OHIS-it në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Projekti është për qëllim që të krijohet Fond, si mekanizëm sistematik për pastrimin e mbetjes industriale toksike në ish fabrikën e OHIS-it në pajtueshmëri me standardet evropiane, harmonizim në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe promovim të Qytetit të Shkupit si qytet i sigurt, rrezistent dhe i qëndrueshëm”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

 

Ndryshe, në oborrin e ish fabrikës OHIS momentalisht gjendet “bombë” toksike. Bëhet fjalë për mijëra tonë mbeturina toksike nga prodhimi i pesticidit lindan, i cili është bërë në fabrikë. Lindan është e ndaluar për prodhimtari në vitin 2009, ai  është pesticid i cili më herët është shfrytëzuar në bujqësi.

Inxhinieri i kimisë, i cili tani është në pension, Pero Nane në lidhje me këtë ka deklaruar se për shkak të mungesës së kuadrit të trajnuar, vdekja e të punësuarve të OHISIT në sektorin ku është prodhuar lindani ka qenë e lartë.

Deponimi i mbeturinave është kryer me dorë, rikujtohet edhe pensionisti Kiril Trpkovski, i cili ka punuar në afërsi të lindanit të rrezikshëm.

“Çdo ndërrim nga dhjetëra karroca varësisht prej prodhimtarësi se si ka shkuar dhe kështu ajo mblidhej. Ajo e tëra është gjuajtur këtu. Kur është ndaluar prodhimtaria, vetëm është mbuluar me dhe, pastaj këtu ka ngelur më. Tërë kohën, tridhjetë vjet kështu është punuar këtu”, thotë Tërpkovski.

Edhe të mbuluara me dhe, substancat vdekjeprurëse në OHIS vlerësohen si pika më e nxehtë ekologjike në Maqedoni, thotë profesori i kimisë, Trajçe Stafillov.

“Mbeturinat janë të përbëra nga komponime të ndryshme kimike, njëra prej të cilave është edhe lindani”, thotë Stafillov.

Mbulimi me dhe, nuk paraqet kurrfarë mbrojtje, përkundrazi. Toka është kontaminuar nga helmet dhe kështu është krijuar masë edhe më e gjerë prej 40.000 tonelatave substanca të rrezikshme të cilat me dekada janë lënë në të hapur. Me rrjedhën e kohës, pishinat prej betoni kanë shpërthyer, kështu që me lindan janë kontaminuar edhe ujërat nëntokësore.

Hulumtimi i profesorit Stafillov, ka treguar se nga mbeturina e përgjithshme, e cila edhe më tej gjendet në OHIS, lindani kancerogjen është i pranishëm me thuajse 10%. Edhe substancat tjera të mbeturinave kanë nivel të lartë toksik, të cilat vlerësohen si kancerogjene.

Hulumtimi i pranisë së toksikes në gjakun e 56 vajzave, të cilat nuk i kanë mbushur 8 vjet, të cilat kanë pasur zhvillim të gjëndrave qumështore, si hyrje në pubertet, ka treguar prani të lindanit te 10% e fëmijëve të testuar. Vajzat janë nga pjesët e ndryshme të Maqedonisë, ndërkaq më së shumti kanë qenë nga Shkupi. Studimi është bërë në vitin 2007 dhe në të konstatohet se nivelet e rritura të lindanit te popullata duhet plotësisht të hulumtohen. Këto rezultate përmenden edhe në broshurën për OHIS, të cilën Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Jetësor e ka shtypur në vitin 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button