Florit i pëlqen vesrioni “Plas” i kënduar nga Elhaida Dani

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, ka sjellë në versionin e saj këngën fituese të edicionit të sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”.

“Plas” e Flori Mumajesit doli kënga fituese, ndërsa për coverin e saj Dani ka thënë se është dhuratë për autorin Mumajesi.

“Ky cover është një dhurate për Flori Mumajesin dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite! Faleminderit Flori , uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde”, ka shkruar ajo.

 

Nga ana tjetër ka qenë vet Flori që në Instagram ka publikuar video duke dëgjuar këngën dhe shihet qartë se ai e ka pëlqyer shumë versionin e kënduar nga Elhaida, duke e quajtur atë një elegancë të vërtetë. Më vonë ai ka publikuar edhe në rrjetin e tij social këngën e Elhaidës duke e falënderuar për këtë cover të këngës së tij “Plas”.

“I lumtur qe i ke dhene nje tjeter ndjesi. Coverat nuk behen asnjehere per tu krahasuar por per ti dhene dimensione te ndryshme kenges. Eshte nje arom tjeter, nje ndjesi tjeter dhe une personalisht jam i lumtur qe percillet nga zeri i saj per te cilin te gjithe jemi krenar”, ka shkruar ndër të tjera Flori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button