Revista “Time” ka përzgjedhur persona të vitit Khashoggin dhe tre të tjerë

 Kolumnisti i vrarë i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi dhe një grup gazetarësh sot u përzgjodhën kolektivisht nga revista “Time” si “persona të vitit”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Duke shikuar përzgjedhjet, u bë e qartë se manipulimi dhe keqpërdorimi i së vërtetës është me të vërtetë fjala e përbashkët në shumë nga historitë kryesore të këtij viti duke nisur nga Rusia në Rijad e deri në Luginën e Silikonit”, tha Edward Felsenthal, kryeredaktor i “Time”-s duke shpalosur vendimin.

“Zgjodhëm për të nxjerrë në pah katër individë dhe një grup që kanë marrë rreziqe të mëdha për ndjekjen e së vërtetës më të madhe, duke filluar me Jamal Khashoggin”, shtoi ai.

Khashoggi, i cili u vra nga agjentët sauditë në konsullatën e Rijadit në Stamboll, ndan veçorinë me gazetaren e Filipineve, Maria Ressa, gazetarët e Reuters-it, Kyaw Soe Oo dhe Wa Lone dhe gazetat Maryland dhe Capital Gazette.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button