27 Prilli, Veljanoski: E lëshova sallën pasi mendova që deputetët nuk e lëshojnë për shkak meje

Ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, sot ka dhënë dëshmi në seancën gjyqësore për rastin e 27 Prillit, si dëshmitar i ish truprojës së tij, i cili është i akuzuar, Goran Gjoshevski – Levi, njofton Portalb.mk.

Ai fillimisht ka dhënë kompliment për punën me Levin si shef të sigurimit të kryetarit të Kuvendit dhe tha se nëse do t’i jepej mundësia në të ardhmen, përsëri do të dëshironte që ai të jetë sigurim i tij. Ashtu siç tha Veljanovski, në ditën e 27 prillit atmosfera në Kuvend është nxehur pasi që deputeti Kërsto Mukoski e ka kënduar himnin. Tërë ditën, theksoi ai, atmosfera ka qenë e tensionuar, por ka eskaluar pasi është kënduar himni.

“E kisha për qëllim që ta mbarojë seancën përpara se të vijë deri në situatë të papërshtatshme për një Kuvend. Rreth orës 18:00 gjendja u nxeh. Për shkak të rrëmujës në Kuvend, të gjithë deputetët ishin këtu, ndërkaq galeria ishte e plotë me gazetarë, kisha ndjesi se mund të vijë deri në acarim në sallën plenare. Goranit i dërgova disa porosi, nëse do të hyjnë në sallë, ta qetësojnë situatën”, tha Veljanoski.

Më pas ai tregoi se deputetët nuk e kanë lëshuar sallën, ndërkaq VMRO-DPMNE kanë dalë përpara foltores.

“Thash ndoshta prania ime i nxitë që të jenë ende në sallë, për atë rreth orës 18:10 unë e lëshova vendin e kryetarit dhe shkova në Kabinet”, tha Veljanoski, duke shtuar se më tej çfarë ka ndodhur, është munduar që ta qetësojë turmën që ka hyrë në Kuvend.

“Nuk mundëm që t’i mbajmë të mos hyjnë në Kabinet tek unë ku ishin të gjithë të punësuarit dhe një pjesë e deputetëve. Kur dola në derë përpara kabinetit ishin protestuesit. U thashë “Pse po e bëni këtë, ne jemi këtu”, dhe në atë moment e pash Goranin i cili u rrëzua. Ju them sinqerisht u frikësova këtu, të gjithë u frikësuan. Ai u alivanos. Vrapova për ujë, ndërkaq tjerët e futën në Kabinet dhe e sollën në vete”, tha Veljanoski.

Dëshminë e tij Veljanoski e mbaroi me vlerësimin se ka zgjedhur që i fundit ta lëshojë Kuvendin pas evakuimit të të gjithë tjerëve. Pas dëshmisë, Veljanoski është pyetur me pyetje të kryqëzuara.

LEXO: Gjithçka që ndodhi gjatë sulmit në Kuvend (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button