RDK: Akuza e Policisë Financiare ndaj Suhejl Fazliut Na përkujton humorin e artistit të ndjerë Lecit

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se institucionet e shtetit, konkretisht Policia Financiare e vendit, ka gabuar rëndë kur ka menduar se shënimi i Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, mund të bëhet edhe duke e gabuar adresën totalisht. Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se pavarësisht a është e qëllimshme apo jo e qëllimshme gabimi i adresës, rasti duhet të pastrohet deri në fund nga organet e shtetit, me qëllim që asnjëherë mos të përsëritet në të ardhmen që postieri i Policisë Financiare të mund të gaboj adresën.

RDK vlerëson se akuza e Policisë Financiare drejtuar ministrit të Pushtetit Lokal Sufejl Fazliu është sa qesharake aq edhe tragjike.

“Të akuzosh ministrin e RDK-së Suhejl Fazliu për keqpërdorime financiare nga ana e një drejtorie serioze si që duhej të ishte Policia Financiare është me të vërtetë për të ardhur keq dhe në të njëjtën kohë qesharake. Akuza e bërë publike na përkujton humorin e artistit të madh të ndjerë Lecit, kur kërkon unazën e humbur në vend të gabuar sepse në atë vend ka dritë, ndërsa atje ku e ka humbur unazën është errësirë. Edhe kjo akuzë është identike më këtë humor të Lecit, atje ku gjendet korrupsioni i vërtetë, rrallë kujt ia mban të kërkojë dhe hulumtojë, prandaj kërkojmë direkt nga drejtori i Policisë Financiare që mos e kërkojë korrupsionin atje ku ia ndezin dritën, por të kërkojë atje ku vërtetë ekziston krimi dhe korrupsioni”, thonë nga RDK.

RDK vlerëson se ka kaluar koha kur shërbimi i merrte në qafë njerëzit e ndershëm dhe të sinqertë duke i akuzuar pa asnjë bazë, me të vetmin qëllim eliminim të këtyre njerëzve.

“Njerëzit që e kanë luftuar, dhe që e luftojnë korrupsionin në rrënjë, dhe që kanë paguar çmim të rëndë për këtë luftë, si ministri Fazliu, nuk do të tolerojnë që edhe më tutje të përfitohet në kurriz të tyre. Ka ardhur koha që postieri të dërgoj letrën në adresën e duhur!”, thonë nga RDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button