Gjykata i përcaktoi dy vjet dënim me kusht Monika Risteskës

Në Gjykatën Penale sot u mbajt gjykimi për aktivisten Monika Risteska, e cila ndiqet për posedim të marihuanës, transmeton Portalb.mk.

Gjykata i përcaktoi dy vite dënim me kusht, që në afat prej pesë viteve nuk duhet të shkelet. Risteska e pranoi fajin dhe ka shprehur keqardhje për të njëjtin.

Me dënim me kusht, gjykata ia ka konfirmuar dënimin dhe njëkohësisht thekson se ai nuk do të kryhet nëse i dënuari gjatë kohës që e përcakton gjykata, dhe që nuk mundet të jetë më i shkurtë se një, e as më i gjatë se pesë vjet nuk kryen vepër tjetër penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button