Konsumi i tepërt i kripës shoqërohet me rrezikun e fibrilimit atrial

Futja e tepërt e kripës mund të rris rrezikun e çrregullimeve të shpeshta të ritmit  të zemrës, fibrilimit atrial, tregon një studim i ri. Fibrilacioni atrial karakterizohet nga ritmi i shpejtë dhe i parregullt atrial i cili mund të çojë në mpiksjen e gjakut dhe komplikime të tjera. Dihet se fibrilacioni atrial e rrit rrezikun e sulmit në tru, ndërsa në raste të rralla mund të çojë edhe në dështimin e zemrës, transmeton Panacea.al.

Rezultatet e këtij studimi kanë treguar se konsumi i kripës, pavarësisht rrezik faktorëve tjerë, lidhet me rrezikun e fibrilimit atrial.

Konsiderohet se njerëzit që janë të ekspozuar ndaj një rrezik më të lartë të fibrilimit atrial, mund të përfitojnë vetëm nëse e kufizojnë marrjen e kripës përmes ushqimit.

Rreziku ndaj fibrilimit atrial rritet me kalimin e viteve, kështu që fibrilacioni atrial shfaqet tek rreth shtatë nga 100 veta të moshës mbi 65 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button