Fakulteti i Drejtësisë dhe Portalbi zgjodhën punimet më të mira studentore në UEJL për të drejtat e njeriut

Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Evropës Juglindore në bashkëpunim me portalin Portalb.mk i zgjodhën punimet më të mira studentore kushtuar Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut e cila shënohet sot më 10 dhjetor.

Studentët e UEJL

Nga gjithë garuesit, vendin e parë e mori Emir Kurtishi , të dytin Vanja Premçeska ndërsa të tretin Gentiana Mustafa.
Shkrimet janë botuar në portalin Portalb.mk dhe në këtë link gjeni shkrimin e Kurtishit, ndërsa në këtë, shkrimin e Mustafës.
Certifikatat për fituesit dhe pjesëmarrësit i ndau kryeredaktorja e Portalb.mk, Elida Zylbeari e cila tha se është nder të vlerësojë kuadrot më të mira studentore.

“Lufta për të drejtat e njeriut asnjëherë nuk ndalet. Ne si gazetarë e kemi për detyrë të shpalosim shkeljet ndërsa ju si profesionistë të ardhshëm do ta keni për detyrë t’i mbroni ato në mënyra të ndryshme ligjore” tha mes tjerash Zylbeari.

Elida Zylbeari

Në manifestimin kushtuar kësaj dite, në UEJL u organizuan edhe aktivitete të tjera. Qëllimi i këtij organizimi ishte vetëdijesimi i studentëve për të drejtat që ju takojnë atyre si qenie njerëzore, nxitja e tyre për të shkruar për këto tema si dhe nxitja e tyre për të marrë pjesë në gara.

Dekanja e Fakultetit të Drejtësisë, Emine Zendeli tha se duhet të ndryshohet mendësia që të luftohen shkeljet në gjitha sferat jetësore.

“Në përvjetorin e 70-të të Ditës kur u shpall Deklarata universale e të drejtave të njeriut ne e organizojmë këtë aktivitet. Ne ende ballafaqohemi me abuzime dhe shkelje të të drejtave njerëzore, dhe implementimi i Deklaratës nuk është kaq i thjeshtë. Ne sot duhet të reflektojmë në kuptimin e angazhimit më të madh në luftimin e këtyre dukurive. Ndoshta nuk mund të bëjmë shumë por ne duhet thjeshtë të luftojmë atë mendësi sepse nuk mund të zgjidhjen problemet me të njëjtën mendësi që janë krijuar por duhet mendësi e re” tha mes tjerash Zendeli.

Dekanja e Fakultetit të Drejtësisë në UEJL, Emine Zendeli
Dekanja e Fakultetit të Drejtësisë në UEJL, Emine Zendeli

Studentët e publikuan dhe një video të përgatitur nga ata, në të cilën trajtoheshin çështjet e fëmijëve të pastrehuar, çfarë të drejtash u takojnë me ligj dhe si duhet të trajtohen ata.

Gjithashtu, para publikut u lexuan edhe tre punimet më të mira të studentëve ndërsa ngjarja u përmbyll me kuiz ku morën pjesë studentë nga tre fakultete, edhe atë: Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore dhe Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.

Emir Kurtishi
Studentët gjatë kuizit
Materiali falas për të drejtat e njeriut
Vanja Premçeska
Material propagandues për të drejtat e njeriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button