Karakaçanov nuk lexon histori, por as marrëveshjet të cilat i ka nënshkruar qeveria pjesë e së cilës është vet

Zëvendëskryeministri bullgar dhe Ministri i mbrojtjes Karakaçanov dhe kryetar i VMRO-BND, e pas tija edhe eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev nga GERB, që të dy anëtarë të së djathtës politike bullgare, këtë fundjavë dolën me kualifikime të ashpra për identitetin kombëtar maqedonas. Ky i dyti, edhe pse nuk i përsëriti kërcënimet e Karakaçanov, se  Bullgaria mund të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, nëse ajo vazhdon të flet për identitetin dhe gjuhën maqedonase, por i mbështet eurointegrimin e Maqedonisë në BE, megjithatë porositi tha se duhet të respektohen faktet e pakundërshtueshme historike, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Përballë kontestimeve të identitetit dhe gjuhës maqedonase që përfshihen në deklaratat e tilla të politikanëve bullgarë, qëndrojnë jo vetëm faktet cituara nga veprimtarët kulturor dhe politik të shekullit 18 deri 21 (ta përmendim Kërste Misirkov, si një shembull i qartë), por edhe marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe mirëkuptim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, i cili e rregullon respektin e ndërsjellë për historinë, por edhe të drejtën për vetëvendosje.

“Si kryetar i VMRO-BND dhe zëvendëskryeministër për rend dhe siguri do të kërkoj  që, nëse komisioni bullgaro-maqedonas për çështje historike nuk del me qëndrim të qartë dhe kategorik se historia e Maqedonisë së sotme është e njëjtë me atë të Republikës së Bullgarisë deri në vitin 1944, të hartohet një Shtojcë e Marrëveshjes për fqinjësisë së me të cilin autoritetet zyrtare në palës në anën tjetër të kufirit do ta pranojnë atë. Nëse refuzojnë, nuk do të kenë mbështetjen tonë për NATO dhe BE”, tha Karakaçanov.

Ai reagoi ndaj deklaratës nga  Zaev në Kuvend , për mësimin e gjuhës maqedonase në Greqi, në të cilën ai sugjeron se marrëveshja me Greqinë, e njohur si Marrëveshja e Prespës jep identifikim për prani të gjuhës maqedonase dhe askush nuk ka të drejtë ta kundërshtojnë këtë, duke i dhënë kësaj kontekst të përgjithshëm.

“Z-ri. Zaev, mos abuzoni me gjuhën maqedonase. Kjo mund t’Ju kushtojë anëtarësim në BE dhe NATO. Nuk do të lejoj kompromise me historinë e Bullgarisë. Gjuha maqedonase, e cila nuk njihet nga askush, nuk mund të jetë zyrtare në territorin e të gjithë Maqedonisë Veriore. Maqedonia Veriore është një tregues gjeografik, i cili e përfshin edhe territor aktual të Republikës së Bullgarisë. Z. Zaev me këtë spektër ​​nesër mund të kërkojë përdorim, të një dialekt krejtësisht identik bullgar se duhet të mësohet si gjuhë zyrtare e huaj edhe në vendin tonë. Kjo është e palejueshme. Është provokim”.

Përballë tij, eurodeputeti Andrej Kovaçev në profilin e tij në Facebook doli me një mesazh se Maqedonia duhet të jetë në NATO, se duhet të respektohet Marrëveshja për miqësi midis dy vendeve, por se nuk ka kompromis mbi disa fakte historike.

“Maqedonia duhet të jetë në NATO. Marrëveshja me Bullgarinë duhet gjithashtu të respektohet. Burime historike nga shekujt e kaluar dëshmojnë se qindra vite, deri në vitin 1944, në rajonin gjeografik Maqedonia elementi etnik bullgar ka qenë dominues , dhe njerëzit ishin vetë-përcaktuar si bullgarë. Mbreti Samuil është mbreti bullgar i mbretërisë bullgare. Grigor Përliçev është bullgar. Nuk ka mundësi për manovrim, kompromis apo ndonjë përmbysje tjetër. Vetëvendosja aktuale  si maqedonas etnik e një pjese të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është gjithashtu fakt që duhet të respektohet, por nuk mund të lejohet tallje me të parët tanë”

Kundrejt mesazheve nga Karakaçanov, pjesërisht edhe nga Kovaçev qëndrojnë punime të shumta historiografike jo vetëm në Maqedoni, por edhe në ShBA, Rusi, Gjermani, Francë, Poloni, të cilat flasin për vetëvendosjen etnike të popullsisë me numrin më të madh gjatë shekujve në territorin aktual të Republikës së Maqedonisë, për çka është shumë në dekadat e kaluara në mas-mediat maqedonase.

Përgjigje pa ekuivoke për pohimet e Karakaçanovit jep Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Në vetë preambulën e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, që e nënshkruan Maqedonia dhe Bullgaria përmendet historia e përbashkët, me ç’rast flitet për “popujt” e të dy vendeve.

Gjithashtu, Neni 8 i Marrëveshjes, gjegjësisht paragrafi 2 të saj, në përshkrimin e punës së Komisionit të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore parashikon që ai “të kontribuojë për interpretim objektiv shkencor të ngjarjeve historike duke u bazuar në burime autentike dhe dëshmi të bazuara në burime historike”.

Me fjalë të tjera, Bullgaria dhe Maqedonia ua lënë pastrimin e çështjeve historike shkencëtarëve, gjegjësisht historianëve. Karakaçanov si politikan është plotësisht i përjashtuar nga kategoria e interpretuesve të historisë.

Përveç kësaj, me nenin 11, Maqedonia, por edhe Bullgaria, në paragrafët 1 dhe 3 qartë heqin dorë nga veprimet armiqësore.

“Asnjë nga palët e Marrëveshjes nuk do të ndërmerr, nxitë ose mbështesë akte të drejtuara kundër vendit tjetër, të cilat do të kenë karakter armiqësor, thotë paragrafi 1”.

Paragrafi 3 qartë tregon se të dy vendet porosisin se nuk kanë pretendime territoriale ndaj njëri-tjetrit dhe nuk do të shprehin pikëpamje të tilla.

“Të dyja Palët e Marrëveshjes nuk kanë dhe nuk do të shfaqin pretendime territoriale ndaj njëri tjetrit, thuhet në këtë qëndrim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button