Merkel ka përshëndetur miratimin e paktit të OKB-së për migracionin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përshëndetur miratimin e paktit të migracionit të Kombeve të Bashkuara (OKB), duke theksuar se do të sigurojë të drejtat e njeriut për të gjithë, përfshirë për refugjatët dhe emigrantët, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme. Ne për herë të parë në nivel global ramë dakord në një kompakt gjithëpërfshirës politik”, tha Merkel në konferencën ndërqeveritare mbi kompaktin global për migracionin, që po mbahet në Marrakech të Marokut.

Kancelarja gjermane theksoi se marrëveshja do të ishte një sinjal shumë i mirë për miliona emigrantë dhe refugjatë anembanë botës, duke siguruar që “të drejtat universale të njeriut të zbatohen për secilin dhe të gjithë në secilin vend”.

Shtetet anëtare të OKB-së miratuan një marrëveshje globale të migracionit, përkatësisht “Kompaktin global për migracionin e sigurtë, të organizuar dhe të rregullt (GCM) në një konferencë të OKB-së.

Shumë vende pjesëmarrëse në konferencën e OKB-së refuzuan të nënshkruajnë kartën jo-detyruese, veçanërisht Austria, Polonia, Republika Çeke, Estonia, Bullgaria, Kroacia, SHBA-të, Hungaria, Australia dhe Izraeli.

Kompakti global përfshin një sërë parimesh, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të drejtat e fëmijëve, njohjen e sovranitetit kombëtar, një indeks për të ndihmuar vendet në trajtimin e migracionit, si dhe masat për të përmirësuar integrimin e emigrantëve dhe shkëmbimin e përvojave.

Marrëveshja së fundmi nxiti debate në vende të ndryshme evropiane dhe çoi në prishjen e qeverisë së koalicionit në Belgjikë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të miratojë marrëveshjen më 19 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button