Xhaferi: Ndryshimet kushtetuese do të votohen më 15 janar

Të hënën, më 17 dhjetor do të fillojë debati i komisionit për propozim amendamentet e kushtetutës, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas takimit me kolegun e tij nga Shqipëria, Gramos Ruçi, transmeton Portalb.mk.

Seanca plenare e  Kuvendit është caktuar për më 9 janar që pritet të mbarojë për një javë dhe pastaj me 15 janar do të votohet për ndryshimet e Kushtetutës. Për votimin përfundimtar sërish nevojitet dy e treta e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Nga 17 dhjetori fillon të rrjedhë afati që deputetët të dorëzojnë ndryshimet e amendamenteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button