Maqedoni, me ligj do të ndalohet përdorimi i qymyrit

Për të ulur ndotjen e ajrit në Maqedoni, do të sillet ligj i cili do të ndalojë përdorimin e qymyrit nga amvisëritë, kështu paralajmëroi sot zëvendësministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli, transmeton Portalb.mk.

“Do të realizohet fushatë, do të japim subvencione me burime ekologjike, me rritjen e efikasitetit energjetik, me ndryshimin e furrave që i kanë prej qymyri, dhe besoj se do të kemi konsensus në Kuvend që me ligj të ndalojmë përdorimin e qymyrit për ngrohje”, tha Markadulit sot para konferencës ku programi dyvjeçar i Qeverisë së Maqedonisë për uljen e ndotjes së ajrit do t’i prezantohet donatorëve për tërheqje të fondeve.

LEXO: Programi qeveritar për uljen e ndotjes së ajrit sot para donatorëve, Zvicra ofron 2.5 milionë euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button