fbpx

Ndryshimet kushtetuese, nga Qeveria shqyrtohet mundësia e ndryshimit të Nenit 49 (VIDEO)

Zëvendëskryeministrja e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska në debatin publik për ndryshimet kushtetuese në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ka njoftuar se Qeveria e Maqedonisë është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të Nenit 49 të draft – amendamentit të Kushtetutës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Kishte ndjejnë se shumica, sipas definicionit sepse është shumicë dhe mbrohet, u shkua në formulime, do ta citoj: “Republika e garanton sigurinë e të gjithë entiteteve  dhe gjuhëve e të gjitha komuniteteve joshumicë”. Kishte rrezik edhe te maqedonasit se ne po cenojmë identitetin e tyre, prandaj ne shkuam me riformulim të Neni 49, se vetëm për maqedonasit. Ne kemi shqyrtuar edhe në kuadër të Qeverisë që të ndryshojmë paragrafët e këtij neni, që të përfshihen në një vend edhe komunitetet tjera që kanë dalë nga Maqedonia dhe janë në tërë botën. Mendoj se do të gjejmë formulim më të mirë, duke i marrë parasysh debatet edhe në Kuvend edhe jashtë saj”, tha Shekerinska.

Ajo ka theksuar se gjatë debatit publik fokus i madh vendoset që të mbrohet: “Interesi strategjik i Maqedonisë që të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, dhe mundësinë që duhet ta fitojmë 2/3 e votave që atë qëllim ta bëj të realizueshëm. Për këtë do të fokusohemi në këtë qëllim”, tha Shekerinska.

E pyetur për kritikat e VMRO-DPMNE-së se Marrëveshja e Prespës nuk është garanci për këtë, ajo tha:

“Në politikë nuk ekziston garanci, në politikë nuk ekziston një interes, por ekziston një dëshirë që duan të jenë anëtare në BE, ne i shohim në rrugë, ne debate, por asnjëherë nuk dhanë një alternativë”, tha Shekerinska.

Ndërkaq zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka thënë: “Ndryshimet kushtetuese janë shumë të rendësishme për të ardhmen e këtij shteti në këtë moment historik”.

Në këtë debat folën edhe profesorët universitar Besa Arifi dhe Blerim Reka dhe Rufi Osmani.

Debati u nis mes polimikave se pse në kuadër të ndryshimeve kushtetuese nuk u përfshi edhe heqja e 20 përqindëshit për komunitetin shqiptarë.

Nga ana tjetër, debat për draft – amendamentet kushtetuese do të zhvillohet edhe në Shtip, në të cilin i pranishëm do të jetë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Përveç Zaevit, debutues do të jenë edhe ekspertët gjykatësja Margarita Caca Nikollovska dhe profesori universitar Gjorgji Spasov, ndërsa debatin do ta hapë dhe zhvillojë kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski.

Ndryshe, sot është dita e pestë dhe e fundit për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese.

Amendamentet që janë miratuar në Kuvendin e Maqedonisë janë:

Amendamenti XXXII – parasheh që: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedonia” të zëvendësohet me fjalën “Maqedonia Veriore”, përveç në Nenin 36.

Amendamenti XXXIV – parasheh që: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e ASNOM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të ASNOM deri te populli Maqedonas për mbajtjen e seancës së parë të ASNOM”, pas fjalës “viti” shtohen edhe fjalët “dhe Marrëveshja e Kornizë e Ohrit”, kurse fshihen fjalët “vendosën të”.

Amendamenti XXXV – parasheh që: 1. Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politika të shteteve fqinje, dhe 2. Me pikën 1 të këtij amendamenti plotësohet Neni 3.

Amendamenti XXXVI – parasheh që: 1. Republika e mbron, garanton dhe kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.
2. Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgim dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun.
3. Republika kujdeset për pjesëtarët e kombit maqedonas të cilët jetojnë në mërgatë.
4. Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e brendshme të tyre.
5. Me këtë amendament zëvendësohet Neni 49 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

LEXO: Janë miratuar të gjitha draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës, pason debati publik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button