Dhëndri i Trumpit e kishte këshilluar vazhdimisht princin saudit pas vrasjes së Khashoggit

Dhëndri i presidentit amerikan dhe njëkohësisht këshilltari i tij, Jared Kushner, ka vazhduar të zhvillojë biseda private me princin saudit, Mohammed bin Salman, edhe pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raporton gazeta amerikane “The New York Times”.

Sipas një burimi të afërt me këto biseda, Kushneri e ka udhëzuar princin se si ta kalojë “stuhinë” e këtij rasti. Ndonëse Shtëpia e Bardhë ka kërkuar që stafi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë të bëjë vetëm telefonata zyrtare me udhëheqësit ndërkombëtarë, Kushneri dhe Bin Salmani kanë vazhduar të mbajnë kontakte joformale pas vdekjes së gazetarit.

Shtëpia e Bardhë ende nuk është deklaruar lidhur me këtë rast. Sidoqoftë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kishte deklaruar më herët se Jared Kushneri gjithmonë e ka respektuar protokollin kur bëhet fjalë për kontakte ndërkombëtare. Pavarësisht mbrotjes së tij, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë dhënë hollësi për përmbajtjen e rregullave të protokollit.

Për më tepër, është dëshnuar se edhe këshilltari tjetër për siguri kombëtare, John Bolton, e ka telefonuar princin Salman vetëm një javë pas vrasjes së gazetarit Khashoggi. Ai ishte vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ndërsa Turqia e ka akuzuar vendin saudit për mungesë vullneti për ta zbardhur këtë rast, shkruan “CNN”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button