fbpx

Protesta edhe në Beograd, mijëra vetë kundër qeverisë dhe presidentit Vuçiç

Mijëra protestues mbushën mbrëmjen e së shtunës rrugët e Beogradit, në një manifestim kundër dhunës politike në Serbi. Protestuesit bënë thirrje kundër qeverisë dhe presidentit të vendit, ndërsa autoritetet nxorën në rrugë mjete të blinduara, e madje edhe tanke, njofton TCH.

“Unë vendosa të dal në këtë protestë për të mbështetur popullin tonë dhe vendin tonë, sepse ne po shkojmë keq e më keq, kjo është e sigurtë”, tha Perisa Andjeliç.

“Ne nuk jemi të kënaqur me lojërat e qeverisë sonë mbi Kosovën, lojërat me Bosnjen po ashtu. Njerëzit duhet ta dinë se çfarë ndodh”, tha Dusan Miliçeviç.

Protestuesit mbanin në duar pankarta kundër qeverisë, ndërsa motoja e marshimit ishte “Jo më këmisha të përgjakura”.

Protesta u mbajt pasi kryetari i Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviç u përgjak në një sulm në fund të nëntorit. Opozita u bëri thirrje qytetarëve për protestë, lidhur me mungesën e demokracisë në Serbi dhe shtypjen e zërave disidentë brenda dhe jashtë Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button