Kolumbi, ELN liroi një nga pengjet

Organizata rebele majtiste e armatosur në Kolumbi, Ushtria Çlirimtare Nacionale (ELN), ka liruar vajzën 17 vjeçare të cilën e kishte rrëmbyer, raporton Anadolu Agency (AA).

ELN, me të cilën qeveria kolumbiane ndaloi negociatat e paqes me arsye se nuk ka liruar të gjithë pengjet, ka liruar vajzën 17 vjeçare të cilën para një kohe të shkurtër e kishte rrëmbyer, duke ua dorëzuar agjencisë së auditimit Defensoria del Pueblo dhe zyrtarëve të Kryqit të Kuq të Kolumbisë.

Lirimi i Yisney Alvarez Quintero u njoftua nga profili në rrjetin social i Defensoria del Pueblo.

Presidenti kolumbian, Ivan Duque Marquez, kërkon nga ELN që të lirojë të gjithë pengjet për rifillimin e negociatave të paqes. ELN ende mban peng rreth 10 persona.

Negociatat e paqes mes qeverisë dhe ELN-së në Kolumbi sërish kishin filluar gjatë periudhës së ish-presidentit Juan Manuel Santos. Ndërsa pas tërheqjes së Ekuadorit si shtet garantues, negociatat kishin vazhduar në kryeqytetin e Kubës, Havana.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button