Propozim ligji për amnistim të veprave të 27-prillit, të hënën në Kuvend

Nëngrupi për pajtim në Kuvend ka përgatitur draft-ligjin për amnistinë e disa prej veprave të 27 prillit.

Siç mësoi Televizioni Alsat M, drafti të hënën do të shqyrtohet në mbledhjen e nëngrupit, ndërsa më pas edhe nga trupi parlamentar për pajtim dhe integrim.

Me dispozitat e parapara ligjore, të akuzuarit do të kenë mundësi të prononcohen nëse pranojnë amnistinë ose duan që mbi parimin e presumimit të pafajësisë të vazhdojë ndjekja penale ndaj tyre.

Element plotësues në draft është edhe fakti që dhunuesit, porositësit dhe organizatorët e dhunës nuk do të përfshihen nga amnistia. Që të mos vihet në situatë që lënda “cenim terrorist i rendit kushtetues” të duhet të rikualifikohet, nëngrupi për pajtim planifikon që përmes mekanizmave ligjore të ofrojë amnisti për aktet dhe jo konkretisht për veprat, duke u thirrur kështu vetëm në veprimet të cilat nuk përbëjnë element penal.

LEXO: Takimi Xhaferi – Mekalister – Flekenshtejn: Zgjidhja ligjore për pajtim nacional mos t’i tejkalojë vijat e kuqe të sundimit të së drejtës
LEXO: Deputetja Aleksandrova: Në fund të javës do të jetë gati propozim ligji për pajtim nacional

Deputetja Emilija Aleksandrova ka përsëritur qëndrimin e thënë kohë më parë, se pa përfunduar procesi i reformave, i integrimit dhe i pajtimit, nuk do të dihet edhe qëndrimi i tyre se i takon votës në fazën e fundit të ndryshimeve kushtetuese për të cilën nevojiten 2/3 e votave “për” e që duhet të përfundojë në janar të vitit 2019.

LEXO: Deputeti i LSDM-së Kostadinov: Mickoski kërkon amnisti që t’i shpëtojë të afërmit e tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button