Vasili: Prokuroria është në krah të hajdutëve

Kreu i grupit parlametar i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar prokurorinë se është në krah të hajdutëve dhe nuk po zbaton ligjin.

Në një postim në “Facebook”, Vasili tha se ministri Gjiknuri së bashku me kreun e ARRSH janë jashtë burgut ndërsa janë arrestuar të gjithë ata persona që mbrojtën shtëpitë nga Edi Rama, transmeton Vizion Plus.

Vasili paralajmëroi prokurorinë që të bëj kujdes pasi hajdutëllëku i Ramës, Gjiknurit dhe Afrim Qendros është provuar sheshit.

“Jane ne burg ata qe mbrojten shtepite nga Rama, Gjiknuri,Qendro, qe jane akoma jashte burgut.Kujdes prokurori!! Prokuroria nuk ka kursyer te fuse rrufeshem ne burg grate shtatezana,prinderit e femijve duke i lene te vetem ne mes te kater rrugeve,prinder te personave me aftesi te kufizuar,13 vjecare,te gjithe keta vetem e vetem se mbronin banesat e tyre nga hajdutet e qeverise. Hajdutlleku eshte provuar sheshit dhe pacipesisht dhe emrat e hajduteve i di gjithe Shqiperia e qe jane Rama,Gjiknuri,Qendro pse prokuroria nuk i arreston. Akoma ne burg jane ata qe mbrojten shtepite nga hajdutet qe vazhdojne te jene ne liri. Prokuroria eshte ne krah te hajduteve pasi me e pakta qe mund te bente per te zbatuar ligjin ishte te conte hajdutet ne burg qe e kane pranuar edhe vete fajin e tyre. Kujdes prokurori!!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button