Basha flet me emra: Kush duhet të arrestohet!

Në ditën e 35 të protestës banorët kërkuan serish dëmshpërblim 100% për shtëpitë të cilat do të preken nga projekti, që sipas tyre, është i paligjshëm dhe i ndërmarrë vetëm për përfitime personale të qeverisë.

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike ishin pranë tyre edhe sot.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të insistojë se projekti “Unaza e Madhe” është një skemë pastrimi parash dhe se forca e tij politike do t’i mbështesë deri në fund banorët e ‘Unazës së Re’ në kauzën e tyre. Më tej, ai kërkoi për këtë “mega aferë” arrestimin e ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro, transmeton Gazeta Express.

“Këtu nuk është vetëm projekt vjedhjeje, por edhe një projekt pastrimi ndërkombëtar parash. Kjo është arsyeja pse ka nisur hetim SHBA. Po hetimi shqiptar ku është? E kam thëne edhe herë të tjera, që të burgosurit janë politikë e Ramës, në atë qeveri nuk duhet të jetë Dorjan (Protoduari), por Damian Gjiknuri. Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë ideuar këtë skemë korruptive, pse nuk fillon hetimi për Ramën që ka bërë bisedime kokë më kokë me Dida X? Nuk duhet të lini Prokuroren e Përgjithshme dhe vartësit pa një përgjigje”, u shpreh Basha.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button