Ivanov: Nuk ka pasur skenarë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në shtet

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, përmes një pres konference i është drejtuar opinionit në lidhje me dëshmitë e fundit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe përfshirjes së kabinetit të tij në këto ngjarje, përcjell Portalb.mk.

Në lidhje me dëshmitë e një pjesë të të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit ku u tha se në Kabinetin e Ivanovit është biseduar për shpallje të gjendjes së luftës, Ivanov i quajti lajme të rreme si dhe i ftoi të gjithë ata që e akuzojnë të drejtohen tek institucionet kompetente.

“Këtyre ditëve kemi dëshmitarë bilës edhe të deklaratave të rrejshme në procese gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit. Së pari dua të ju përkujtoj se për dëshmi të rreme para Gjykatës, ka përgjegjësi penale. Së dyti i ftoj të gjithë ata që më kanë akuzuar që lirisht të drejtohen tek institucionet kompetente dhe të kërkojnë informacione të sigurta në lidhje me planet dhe aktivitetet ditore të secilit komandat dhe ushtar. Ato institucione duhet të japin përgjigje ku kanë qenë personat përgjigje më 27 prill dhe a ekzistojnë shënime administrative për çfarëdo skenari për shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendje lufte”, theksoi Ivanov.

Njëkohësisht, ai shtoi se prokurorja Vilma Ruskoska qartë ka vërtetuar se Prokuroria Publike nuk ka dëshmi për përfshirje të Kabinetit të Kryetarit në ngjarjet e 27 prillit.

Ivanov pranoi se shefi i kabinetit të tij Boris Josifoski, përpara se të thirret nga Ivanovi për të konstatuar urgjentisht kabinetin me 27 prill, ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së

Presidenti në paraqitjen e tij posaçërisht për akuzat për 27 prillin, e mveshi me përgjegjësi Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim për të gjitha krizat politike dhe të sigurisë në vitet e fundit. I pyetur se nëse është i njoftuar për zërat se po përgatitet arrestimi i tij, presidenti tha se gjithçka është e pritshme nga ky pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button