Qendra e re Tregtare në ish Panairin e Shkupit do të jetë gati në fund të vitit 2020

Punët ndërtimore në kuadër të kompleksit multifunksional “Ist Gejt”, i cili do të ndërtohet në ish Panairin e Shkupit, do të fillojnë në pranverë të vitit të ardhshëm me ndërtimin e qendrës tregtare dhe katër ndërtesa banesore, të cilat planifikohet që të mbarojnë deri në fund të vitit 2020, njofton Portalb.mk.

Proceset e ndërtimit do të ndahen në pesë faza dhe do të zhvillohen në periudhë prej 5 deri në 7 vjet.

Investimi kapë vlerën prej 350 milionë euro dhe do të realizohet në hapësirë të përgjithshme prej 500.000 metra katrorë. Sipas planit qendra tregtare do të ketë hapësirë prej 53.000 metra katrorë me 250 dyqane, kompleks rezidencial prej 10 ndërtesave me 1.600 banesa dhe pesë qendra biznesore me 66.00 metra katrorë për dhënie me qira.

Ky projekt do të jetë investimi më i madh i bërë deri më tani dhe do ta bëjë biznesmeni nga Shqipëria, Saimir Mane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button