Me propozim-ligjin e ri, PSP do të mundet të përndjekë presidentin, deputetë, ambasadorë, gjykatës…

Ministria e Drejtësisë e ka publikuar propozim-ligjin e ri për Prokurorinë Speciale Publike (PSP) në të cilin ka ndryshime në kompetencat e PSP-së në lidhje me atë se cilat vepra penale mund të jenë lëndë e këtij institucioni me zgjidhjen e re ligjore. Deri më tani, PSP ka pasur kompetencë të kufizuar, gjegjësisht vetëm të veprave penale që dalin nga materialet e pëgjuara nga përgjimi i paligjshëm prej vitit 2008 deri në vitin 2015, njofton Portalb.mk.

Me zgjidhjen e re ligjore, parashihet që PSP të mund të hulumtojë dhe ndjekë vepra penale të kryera nga presidenti i Maqedonisë, ambasadorët dhe përfaqësuesit jashtë vendit dhe personat e emëruar nga presidenti, funksionarë të zgjedhor ose të emëruar nga Kuvendi, në dhe nga Qeveria, në gjykata, prokurori publike, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publik dhe kryetarët e komunave të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit.

Parashihet që PSP të ketë kompetenca edhe për ndjekjen e veprave penale të kryera nga personat kompetent të partive politike në lidhje me parregullsitë zgjedhore dhe votimit, por edhe nga fusha e mjedisit jetësor dhe natyrës, trashëgimisë kulturore dhe bukuritë e rralla natyrore, financat publike, qarkullimin pagesor dhe ekonominë, forcat e armatosura, detyrat zyrtare, dhënia e informatave dhe të dhënat për dëshmitarët në mënyrë të paautorizuar dhe tjera, nëse këto vepra janë kryer në lidhje me procedurat që i udhëheq Prokuroria Speciale Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button