Spitali bullgar “Majçin Dom” e suspendoi gjinekologun e dënuar deri në konfirmimin e fakteve

Qendra Mjekësore “Majçin Dom” në Sofje për mediat bullgare thotë se gjinekologu Nikollçe Damçevski nuk do ta kryejë më veprimtarinë mjekësore deri sa nuk konfirmohen rrethanat rreth aktvendimit të shpallur me dy vjet burg për të në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Siç transmetojnë mediat bullgare, spitali është drejtuar te Agjencia Ekzekutive për Revizion Mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë së Bullgarisë që t’i kontrollojë informatat për gjinekologun maqedonas Damçevski, i cili ka aktvendim të konfirmuar nga Gjykata e Apelit.

Deri te kolegët e Bullgarisë do të dërgojmë shkrim se gjinekologu i dënuar Damçevski nuk ka leje për punë, thonë nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë

“Mjeku Damçevski ka shtetësi bullgare dhe studimet e tija mjekësore dhe postdiplomike i ka kryer në Bullgari. Ai nuk është i punësuar në ‘Majçin Dom’ dhe nuk është në marrëdhënie pune as me spitalin, e as me qendrën mjekësore. Veprimtarinë që e ka kryer bazohet në marrëveshjen civile me qendrën mjekësore, për atë marrëveshje janë plotësuar të gjitha procedurat administrative dhe juridike. Damçevski i ka siguruar të gjitha dokumentet që i kërkon  Bullgaria për kryerjen e veprimtarisë mjekësore. Diplomë për kryerjen e edukimit të lartë mjekësor, diplomë të specializimit në akusheri dhe gjinekologji dhe certifikatë për anëtarësim në Lidhjen bullare të mjekëve nga gushti i vitit 2018. Në bazë të këtyre dokumenteve ai ka marrë leje dhe të drejtë për kryerjen e detyrës në Bullgari”, thonë nga qendra mjekësore “Majçin Dom” për mediat bullgare.

Ndryshe, i dënuari Nikollçe Damçevski, gjinekologu i cili nëntë muaj e ka gënjyer pacienten se është shtatzënë, ka ikur nga Maqedonia me pasaportë bullgare. Gjykata Themelore Shkupi 1 për Sdk.mk deklaroi se pas kontrollimeve e kanë gjetur pasaportën e Maqedonisë të Damçevskit, në depon e gjykatës.

“Damçevski kishte të përcaktuar masë për sigurimin e pranisë së tij, gjegjësisht për shkak rrezikut se mund të ikë dhe ajo masë nuk i është hequr që nga marrja e vendimit, ajo masë është në fuqi edhe sot. Muajin e kaluar gjykatësi për kryerjen e sanksioneve i ka shkruar edhe akt të referimit për mbajtjen e dënimit me dy vite burg”, thonë nga Gjykata Penale.

LEXO: Gjinekologu i dënuar me dy vjet burg ka ikur nga Maqedonia

Prej aty paralajmërojnë detaje pas kontrollit të lëndës, kur dhe a i është dorëzuar akti i referimit gjinekologut-mashtrues të dënuar, a është kërkuar-gjetur në shtëpi, a është njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, dhe a ka flet-arrest ndërkombëtar ose jo.

Ai në vend se të vuajë dënimin prej dy viteve burg, u ka ikur organeve gjyqësore maqedonase. Përveç dënimit me burg që Gjykata e Apelit e konfirmoi dhe e rriti nga një vjet e gjashtë muaj në dy vjet, Damçevski ka edhe ndalesë për kryerjen e veprimtarisë për tetë vite.

LEXO: U dënua me burg gjinekologu i cili ka gënjyer pacienten se është shtatzënë

Oda e Mjekëve të Maqedonisë, atij ia ka marrë lejen e punës, ndërsa portali “Nova TV” në hetimin e saj zbuloi se Damçevskin e kanë gjetur se si punon në një klinikë bullgare “Majçin Dom”, madje kanë caktuar kontroll.

LEXO: Shkup, Oda e mjekëve vendosi t’ia merr lejen e punës gjinekologut që kishte gënjyer pacienten se është shtatzënë

Ndryshe, rastin e ka zbardhur NOVA TV, pas të cilave arritën edhe një numër i madh i dëshmive edhe nga gratë tjera “viktima” të gjinekologut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button