Grupi Kumanovës në grevë urie, “hetim ndërkombëtarë për burgimet e përjetshme”

Të ashtuquajturit “Grupi i Kumanovës” të dënuar për ngjarjet e 9 majit 2015 në Lagjen e Trimave, nga e diela po mbajnë grevë urie. Të dënuarit me burg të përjetshëm dhe burg për shumë vjet, kanë shkruar një letër në të cilën tregojnë arsyet e këtij vendimi, duke kërkuar një hetim ndërkombëtar. Ndërkaq, sot është zgjeruar greva e urisë, me pjesëtarët tjerë si: Val Zekaj, Beg Bajra, Shefqet Hallaçi, Esat Kafexholli, Ardijan Bujari, Lirim Krasniqi, Lendrit Rrustemaj, Sami Ukshini, Fadil Fejzullahu dhe Genc Sefaj, njofton TV21.

Në letër kanë theksuar se gjendja shëndetësore e të burgosurve është përkeqësuar, duke deklaruar se ka dhunë nga gardianët e burgjeve. Bashkëqeverisja e LSDM dhe BDI që siç thonë grupi, kanë vazhduar me qasjen e njëjtë ndaj shqiptarëve. Ata përmendin se përse u lejua arratisja e ish-kryeministri Gruevski dhe dënimi i ulët i ish-Ministres së brendshme Gordana Jankullovska. Sot nga burgu i Shutkës, njoftojnë se të burgosurit në fjalë kanë refuzuar edhe shërbimin mjekësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button