Siri, 25 civilë kanë humbur jetën në sulmet e koalicionit të kryesuar nga SHBA

Si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore nga koalicioni i kryesuar nga SHBA në rajonin Dejrizor në lindje të Sirisë, 25 civilë kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e besueshme lokale në Dejrizor, mësohet se forcat e koalicionit që nga nata e mbrëmshme kanë kryer sulme ajrore dhe tokësore në zonën Hexhin, në pjesën lindore periferike të rajonit, ku si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën gjithsej 25 civilë.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Stephane Dujarric, në një deklaratë më 30 nëntor, duke theksuar se kanë marrë lajme që nga sulmet ajrore të ndërmarra në Dejrizor të Sirisë kanë pësuar dëme civilët, ai ishte shprehur se “Është e papranueshme që spitalet dhe infrastrukturat civile të vendosen në objektiv të sulmeve”.

– Situata në Dejrizor

Organizata terroriste YPG/PKK, me mbështetjen e SHBA-ve vazhdon pushtimin e saj në rajonet lindore dhe ato periferike perëndimore të Dejrizorit të cilat ndodhen në Lindje të Eufratit. YPG/PKK e cila mbështetet nga ajri nga SHBA-ja dhe nga toka nga Franca që nga 11 shtatori e deri tani synon që të largojë plotësisht DEASH-in nga Dejrizori.

YPG/PKK, si rezultat i konflikteve ku morën pjesë 6 mijë anëtar të saj, më 27 shtator mori nën kontroll qendrën e rajonit Suse ku më pas mbeti e detyruar të tërhiqej.

Ndërkohë në qendrën e rajonit Bagoz i cili në konfliktet e mëparshme ishte marrë plotësisht nën kontroll nga YPG/PKK-ja, theksohet se ende vazhdon pushtimi nga të dy organizatat.

Aktualisht DEASH-i ka nën kontroll qendrën e rajonit Hexhin, qendrat e rajoneve Shiife dhe Suse si dhe disa fshatra të lidhura me këto rajone të cilat përballen me sulmet.

Organizata terroriste DEASH vazhdon praninë në dy rajone në Siri, dhe ende ka nën pushtim rreth 3 për qind të territoreve në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button