Astronomët kanë llogaritur dritën e emetuar nga yjet në 13,7 miliardë vite

Astronomët kanë llogaritur dritën e emetuar nga yjet në 13,7 miliardë vite që kur mendohet se ekziston universi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ata në drejtim të hulumtimeve të zhvilluara zbuluan se nga yjet dhe galaktika në univers deri më tani janë rrezatuar një 4 me 84 zero, grimca të dritës, pikërisht fotone.

“Të gjitha grimcat e dritës të emetuara nga yjet ende janë me ne. Këto grimca krijojnë një det të fotoneve në univers”, tha astrofizicienti, Marco Ajello, udhëheqësi i hulumtimit të kryer nga Universiteti Clemson.

Ai tha se formimi i yjeve në univers për të cilin mendohet se është 13,7 miliardë vite ka filluar para 10 miliardë vitesh. Ajello thekson se ende vazhdon formimi i yjeve.

Gjetjet rreth hulumtimit janë publikuar në revistën “Science”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button