Forumi i Gruas: Për 18 muaj, 60 gra viktima të dhunës familjare në Tetovë

Për 18 muaj, në qytetin e Tetovës kanë kërkuar ndihmë 60 persona viktima të dhunës familjare, prej të cilëve të gjitha gra. Për këtë numër informojnë nga organizata joqeveritare “Forumi i Gruas” në Tetovë, ku viktimat kanë mundësi të kërkojnë dhe të fitojnë përkrahje si dhe ndihmë juridike falas, përcjell Portalb.mk.

Nga organizata thonë se ky numër nuk është real në krahasim me numrin e vërtetë të grave viktimë të dhunës familjare, ndërsa arsyet për mos paraqitjen e rasteve janë të ndryshme.

“Numri nuk është real, duke marrë parasysh se shumica edhe nuk paraqesin rastet e dhunës në familje. Arsyet më të shpeshta janë frika dhe varësia ekonomike. Ne jemi të kënaqur që të paktën ato 60 kanë kërkuar ndihmë. Të gjitha u përfshinë në ndihmën në të gjitha fazat e dhënies së përkrahjes, si institucionale ashtu edhe juridike”, ka deklaruar sekretarja për ndihmë juridike në këtë organizatë Verica Timosieska.

Organizata me rastin e 25 nëntorit, deri më 10 dhjetor do të realizojë një sërë aktivitetesh për ngritjen e vetëdijes dhe informimin e qytetarëve për të gjitha detajet rreth dhunës në familje dhe mundësisë për ndihmë dhe përkrahje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button