Itali, janë arrestuar 46 udhëheqës të mafias siciliane “Cosa Nostra”

Në operacionet e forcave italiane të sigurisë në Palermo të Italisë janë arrestuar 46 udhëheqës të organizatës mafioze siciliane Cosa Nostra, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale theksojnë se në mesin e të arrestuarve është edhe shefi i ri i mafias, 80 vjeçari Settimino Mineo.

Mineo vitin e kaluar u lirua, pasi vuajti 11 vite në burg. Gjatë operacionit u arrestuan edhe Gregorio di Giovanni, në të kaluarën i njohur si kumbar mafioz si dhe Filippo Salvatore Bisconti dhe Francesco Colletti.

Mediat italiane theksojnë se udhëheqësit e Cosa Nostra-s, pas mbledhjes së fundit të mbajtur në vitin 1993, për herë të parë u takuan në maj të këtij viti.

Gjatë hetimeve është vërtetuar se udhëheqësit ndërlidhen me eksporte fiktive, sulme të armatosura dhe zhvatje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button