Është zgjidhur problemi me ngrohjen, tre shkollat e Çairit prej nesër do të punojnë

Shoqata Aksionare “Ngrohtorja Shkup Veri” ka zgjidhur problemin me furnizimin e gazit, dhe tre shkollat që për dy ditë kishin ndërprerje të procesit arsimor, prej nesër (e mërkurë) do të punojnë sërish, njofton Portalb.mk. Ditët e humbura do të kompensohen në mënyrë të plotësuar.

“Ngrohtorja “Shkup Veri” ka zgjidhur problemin që kishte me furnizimin e gazit të nevojshëm për funksionimin e sistemit të ngrohjes për amvisëritë dhe shkollat fillore. Nga dita e nesërme, e mërkurë, 05.12.2018 procesi edukativ – arsimor në SH.F. “Ismail Qemali”, SH.F. “Vasil Glavinov” dhe SH.F. “7 Marsi” do të vazhdojë në kushte normale. Dy ditët gjatë të cilave nuk u realizua mësim do të realizohen plotësisht në data të caktuarа për të cilat nxënësit do të informohen”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button