Tribunë në Shkup dhe Kumanovë: Cili është roli ynë ndaj dhunës? (FOTO)

Në Shkup dhe në Kumanovë do të mbahet tribunë me temën “Ngritja e vetëdijes kundër dhunës”.

Në Shkup, tribuna do të mbahet më 7 dhjetor (e premte), me fillim prej ora 17:00, në Librarinë e Çarshisë, kurse në Kumanovë do të mbahet më 8 dhjetor (e shtunë), me fillim prej ora 17:00, në Ultra.

Organizohet në mënyrë vullnetare, kurse nëpërmjet folësve: Edlira Destani – pjesëtare Qendrës Trajtuese të fëmijëve më nevoja të veçanta “Dua Ylberi”, Abdullah Thaçi – psikolog klinik dhe Fatbardha Curri do të përpiqen të japin përgjigje për atë se:

-​ Cilat janë shenjat e para të posedimit të dhunës?
– Deri ku mund të themi se një sjellje a fjalë është dhunë, e deri ku nuk ishte dhunë?
-​ A është dhuna sëmundje, apo është shenjë – simptomë e diçkaje?
– ​Cili është roli ynë në tërë këtë rrëfim a dukuri?
-​ Cila është dobia e identifikimit të dhunës?
– ​Çfarë pas identifikimit të dhunës?

“Dhuna mund ta infektojë çdo njërin prej nesh, pavarësisht moshës, statusit ekonomik, orientimit seksual, racës, përkatësisë religjioze dhe kombëtare. Në rrethanat e Maqedonisë, dhuna merr forma të tjetra, duke u ndikuar nga karakteri multietnik dhe multikulturor. Mund mbetet problem aktual edhe më tej, dhe jo vetëm ndaj gruas, nëse ne zgjedhim të qëndrojmë pasiv, e nuk ballafaqohemi me të”, thuhet nga organizatorët e tribunës.

Tribunë: Ngritja e vetëdijes kundër dhunës – Shkup
Tribuna: Ngritja e vetëdijës kundër dhunës – Kumanovë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button