Drejtori Muharemi: Dyshohet në shpërlarje parash në vlerë 200 milionë eurosh (VIDEO)

Policia Financiare në Maqedoni në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar janë duke realizuar procedurë parahetimore për një ndërmarrje të huaj e cila ka kryer shpërlaje parash në Maqedoni në vlerë prej mbi 200 milionë eurosh. Për të njëjtën ndërmarrje ka hapur rast hetimi edhe një organ përndjekjes jashtë Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi drejtori i PF-së, Arafat Muharemi në emisionin “Click Plus”, transaksionet janë kryer në vitin 2013 e kurse e njëjta në shtetin e huaj ndiqet për falsifikim dokumentesh.

“Është në fazën përfundimtare nga ana e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar. Kërkon edhe një dokument nga një shtetas i huaj, që kompletohet dhe të punohet edhe për larje parash. Është një investim i huaj që është bërë në Republikën e Maqedonisë. Dyshojmë se është bërë shpëlarje parash diku mbi 200 milion euro. Transaksionet janë bërë ma herët, diku gjatë 2013-s. Tash është konstatuar se të hollat që kanë arritur në Maqedoni, paraprakisht një organ kompetent në një shtet të huaj, për të njëjtat ka hapur hetim për falsifikim dokumentesh. Nëse ato të holla hetohen në shtetin e huaj, d.m.th. ato në Maqedoni janë shpërlarë. Si rast nuk do të hetohej, nëse ndërmarrja nuk do të falimentonte”, tha Arafati.

Krahas kësaj ai ka potencuar edhe një fenomen kur në Maqedoni kemi raste që hapen ndërmarrje vetëm për një transaksion, vetëm me drejtorë dhe pa asnjë të punësuar: “Drejtorët janë përdorur vetëm për të shfrytëzuar nënshkrimin dhe për të tërhequr paratë”, tha Muharemi

Policia e Financiare është duke kryer hetim edhe në Ministrinë e Kulturës për projektin “Shkupi 2014” dhe për dy drejtorë aktual të dy institucioneve që menaxhon Ministria e Kulturës.

Ai a theksuar se ky institucion në vitin 2018 ka hetuar mbi 20 raste që kanë udhëhequr politika

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button